Aksidenti në Zhur, njëri nga të lënduarit në gjendje kritike

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Zhur-Prizren, ku u përplasën një veturë dhe një kamion. Në këtë aksident vdiq një person dhe u lënduan dy të tjerë.
Dy të lënduarit menjëherë pas aksidentit, janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me mjekun nga Emergjenca, Gëzim Mustafa i cili ka folur për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje shumë të rëndë, pasi i njëjti ka pësuar politraumë.
“Dy pacientë të lënduar në aksidentin në rrugën Zhur-Prizren janë duke i trajtuar në klinikën tonë. Njëri nga ta ka lëndime më të lehta ndaj pritet të lirohet sot, ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje kritike në reaminacion dhe ka politraumë të rëndë”, ka thënë Mustafa. /21Media

Back to top button