Nisë puna për filmin biografik për Amy Winehouse

Pas sa vjetësh punë për realizimin e një dokumentari për Amy Winehouse, burime pranë Deadline kanë zbuluar se është duke u bërë gati “Back to Black”, një film për jetën e këngëtares.
Skenari është shkruar nga Matt Greenhalgh dhe projekti po ecën goxha me shpejtësi.
Filmi pritet të hedhë vështrim në jetën e muzikën e Ëinehouse, e cila filloi karrierën si këngëtare e muzikës jazz në Londrën veriore.
Winehouse ndërroi jetën në shkurt të vitit 2011 në moshën 27 vjeçare.
Që nga ndarja nga jeta e këngëtares, Hollywood është përpjekur të sjellë projekte të shumta që rrëfejnë për jetën e Ëinehouse.
Taylor Johnson do të nisë kërkimin për aktoren që do të marrë rolin e Ëinehouse.
Johnson është njohur për nisjen e “Fifty Shades of Grey”, film që fitoi mbi 569 milionë dollarë në arkën botërore./21Media

Back to top button