Rrufeja vret pesë persona në një fushë futbolli

Pesë persona kanë vdekur pasi u goditën nga rrufeja në një fushë futbolli në Kolumbi, derisa një numër i njerëzve ishin mbledhur për t’u zhvilluar një ndeshje.

Rasti tragjik ndodhi gjatë së shtunës mbrëma në qytetin El Tampo, në perëndim të Caucas.

Gjithashtu në këtë ngjarje u plagosën edhe 15 të tjerë, shkruan mediumi BNN.

Sipas raportimit të këtij mediumi në mesin e të vdekurve është edhe një 16-vjeçar.

Të lënduarit janë transportuar në spital në qytetin El Tambo, derisa ata që ishin më seriozisht të lënduar më seriozisht drejt Caucas.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rrufeja është përgjegjëse e afro 6 mijë vdekjeve në botë për çdo vit, ndërsa Amerika e Jugut është rajoni më numrin më të madh të goditjeve vdekjeprurëse të rrufesë.

Back to top button