Rruga ku ndodhi sulmi në Stmaboll mbushet me karafila

Personat që humbën jetën dje në sulmin terrorist në rrugën Beyoğlu Istiklal në Stamboll u përkujtuan duke lënë karafila me ngjyrë të kuqe në zonën ku ndodhi ngjarja.

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 6 persona, kurse të lënduar mbetën 81 persona. Rruga İstiklal gjithashtu u dekorua me flamuj turq nga Bashkia Beyoğlu.

Ndërkohë që ekipet e policisë kujdesen për kontrollin e hyrje-daljeve në këtë rrugë, kontrollohen çantat dhe valixhet./21Media
Back to top button