Rruga që çon në stadiumin Maracana të Rios do të riemërohet “Pele Avenue”

Brazili po planifikon që në nderim të legjendës Pele, ta riemërojë rrugën që rrethon stadiumin legjendar Maracana në Rio me emrin e ikonës.
Kryebashkiaku i qytetit Eduardo Paes ka njoftuar se rruga që të çon në stadiumin legjendar Maracana të Rio de Zhaneiros do të riemërohet Pele Avenue për nder të ikonës së Brazilit.
Rruga aktualisht njihet si Avenida Radial Oeste (West Radial Avenue) por zyrtarisht do të riemërohet Avenida Pele të mërkurën.
“Avenid Radial Oeste që rrethon Maracanã do të riemërohet në Avenida Pelé nesër! Dekreti do të publikohet në Gazetën Zyrtare nesër!”, ka shkruar Paes në Twitter .
Maracana është një nga stadiumet më të famshme të futbollit në botë dhe ka luajtur dy finale të Kupës së Botës në 1950 dhe 2014.
Është emëruar sipas gazetarit Mario Filho i cili bëri fushatë për ndërtimin e tij në vitet 1940. Më parë ka pasur thirrje që terreni të riemërohet me emrin Pele, por ende nuk janë bërë ndryshime/21Media

Back to top button