Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara

Rrugët në Veri të Mitrovicës vazhdojnë të jenë bllokuar edhe pas aksionit të Policisë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.
RTV21 sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Aksion i Policisë, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë këtij aksioni është tensionuar situtata ku ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.
Portali rtv21.tv vazhdimisht është provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, megjithatë ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje./21Media

Back to top button