Leposaviq, digjet një veturë me targa serbe

Veton Elshani, ushtrues i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, ka thënë për se nuk dihen motivet dhe nuk ka persona të arrestuar.

“Më datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura “Toyota” e bardhë me targa serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës së bashku me zjarrfikësit, të cilët kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture”, ka thënë ai për kp.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie.

Back to top button