Rryma elektrike i merr jetën çiftit të moshuar

Dy të moshuar, burrê e grua humben jetën në Vlorë këtë të dielë. Shkak i vdekjës së bashkëshortëve Zykaj është bërë energjia elektrike.

”Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje./vizionplus

Back to top button