Rryma në veri, Murati: Po punojmë të zgjidhim problemet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se 75 milionë eurot për subvencionim të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset do të merret nga hapësirat (kontigjenca) që i kanë lënë në hartimin e buxhetit për vitit 2022.
Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka folur edhe për qëndrimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që në veri të vendit mos të ngritët çmimi i energjisë elektrike.
“Jemi duke punuar që problemet që s’kanë gjetur zgjidhje 20 vjetët e fundit, të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë”, ka thënë ai.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për miratimin e strategjisë për dhunën në familje.
“Strategjia adreson parandalimin dhe identifikimin e dhunën në familje. Kjo strategji nuk duhet ta ketë fatin e strategjive të tjera që kanë mbetur në sirtarë. Ne do të bëjmë monitorimin e zbatimit të saj dhe besojmë se do të ketë ndryshime për së mbari”, ka thënë ajo.

Back to top button