RT ‘zhduket’ nga lista e kanaleve televizive në Mbretërinë e Bashkuar

Kanali i lajmeve Russia Today i mbështetur  nga Rusia është ‘zhdukur’ nga të gjitha platformat e transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Qasja në MB në rrjetin televiziv e njohur si RT erdhi nga një ndalim që u njoftua fillimisht nga BE.
Megjithëse, MB nuk është më në BE, blloku aplikoi sanksione ndaj kompanive satelitore në Luksemburg dhe Francë, të cilat siguruan burimin e RT për Sky, Freesat dhe Freeview.
BE njoftoi se po parandalon RT dhe Sputnik, dy transmetues shtetëror në gjithë Evropën derisa të përfundojë agreisoni ndaj Ukrainës.
Gjithashtu, në një deklaratë të BE-së u tha se dy televizionet e lartpërmendura promovuan manipulim sistematik të informacionit dhe dezinformim nga Kremlini./21Media

Back to top button