Dua Lipa akuzohet për plagjiaturë

 
Bendi rege me bazë në Florida të SHBA-ve “Artikal Sound System thotë se kënga e Dua Lipës Levitating ka ngjashmëri me një këngë të tyre të vitit 2017, dhe për këtë ka akuzuar Lipën. Sipas tyre, ajo ka bërë plagjiaturë, raporton Billbord.
Kjo ankesë u drejtua në gjyqin federal në Los Angelos, me ç’rast ky bend ka thënë se kënga e saj ka ngjashmëri me këngën e tyre që titullohet Live Your Life.
Sipas tyre, Lipa ka qasje në këngët e tyre, por nuk kanë detajizuar se si këngëtarja apo bashkë-tekstshkruesit Clarence Coffee Jr, Sarah Hudson, Stephen Kozmeniuk dhe producenti Stuart Price kanë hasur në të.
Kënga Live Your Life nuk është në Spotify ndërkaq është shkarkuar 34 mijë herë në SoundCloud. E në Youtube për dhjetë orë e kanë dëgjuar 12 mijë persona, këtë për të krahasuar dy këngët, të Lipës dhe të “Artikal Sound System”.
Kënga Levitating është nga albumi i Dua Lipës Future Nostalgia të cilin e lansoi në vitin 2020. Ajo u shkarkua më shumë se 445 milionë herë në Spotify, e në Ju Tjub 475 milion herë.
Në këtë rast, të akuzuar janë edhe Warner Records bashkë me Sarah Hudson, Stephen Kozmeniuk, Bosco Kante dhe Clarence. Coffee, Jr.
Sipas Artikal Sound System, albumi pjesë e të cilit është kënga Live Your Life, në vitin 2017 u vlerësua në pozitën e dytë në Billboard në radhë të këngëve rege.
Bendi Artikal Sound System për këtë nga të akuzuarit kërkon dëmshpërblim.
Kjo akuzë ndaj Lipës dhe tekstshkruesve erdhi pas lajmit muajin e kaluar se Lipa ndau rrugët me menaxherin kohëgjatë Ben Mawson.
Sipas Daily Mail, babai i Lipës Dukagjin Lipa tani është menaxher i këtij ylli global./21Media

Back to top button