NATO: Rusia po kalon në sulme të drejtpërdrejta ndaj qyteteve të Ukrainës

Rusia do të marrë qasje të drejtëpërdrejte në përpjekjet e saj për ta kapur qytetet ukrainase pasi planet për rrethuar Kyivin janë frustruar, ka njoftuar një zyrtar ushtarak i NATO-s.
“Ne po shohim një ndryshim në strategji nga pala ruse.. ata janë më pak të përqëndruar në rrethimin e qyteteve, më të përqëndruar në përpjekje për të hyrë. Bombardimet janë një efekt anësor i atij ndryshimi”, tha ai.
Përparimi i ngadalshëm i Rusisë dhe humbjet e rënda që ka pësuar në ditët e para të pushtimit të saj kanë detyruar ndryshimin, me forcat ruse të penguara nga çështjet logjistike ndërsa përpiqen të shtyjnë më tej Ukrainën.
“Është i gjithë zinxhiri logjistik që disi nuk funksionon si duhet. Pra, ajo që kemi parë është një strategji vërtet e dobët, e kombinuar me përgatitjen e keqe dhe rënin e moralit. Ata nuk kanë ushqim, u mungon karburanti”, shtoi ai.
Rezistenca ukrainase është përgjegjëse për pengimin e përparimit rus tha zyrtari i NATO-s, i cili paralajmëroi se situata në terren mund të ndryshojë me shpejtësi dhe se pritjet duhet të menaxhohen.
“Ukrainasit do të lodhen, ndërkaq Rusia ka ende rezerva”, shtoi tutje ai.
Madje ai tha se ka shans që ushtria bjelloruse të bashkohet me ofensivën./21Media

Back to top button