RTV21 sjell pamje nga shpëtimi i dy turistëve gjermanë që mbetën të bllokuar për 4 orë në Gropat e Junikut!

Mbrëmë rreth orës 19:00, ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka shpëtuar dy turistë gjermanë që mbetën të bllokuar për katër orë në Gropat e Junikut, në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Çifti gjerman po kalonte nga Gropat e Erenikut për në stanet e Dobërdolit, por që për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe sasisë së borës, kanë mbetur të bllokuar për gati katër orë.

RTV21 ka siguruar pamje nga shpëtimi i turistëve./21Media

Back to top button