Anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka thënë se kryesia në dorëheqje e këtij subjekti politik po përpiqet të imponojë kandidatin e vet për kryetar të ardhshëm.

“D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.”, ka shkruar Rugova në rrjetet sociale.

Ai tutje ka thëën se kryetari i ri duhet të vi përmes një gare demokratike.

“Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë.”, ka përfunduar Naser Rugova.

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkrutit ku kjo parti doli e treta. Ai ka thënë se kryetari i ri do të zgjedhjet më së largu deri në mes të marsit të këtij viti./21Media