Vdiq nga COVID-19 një infermiere e Klinikës së Neurologjisë

 

Si pasojë e Covid-19 ka vdekur Infermierja në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, Miradije Pllana-Hoti. Kjo u bë e ditur nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Sindikata ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së saj, teksa ka shkruar se do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njfoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, pesë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 285 raste të reja me Covid-19, kurse janë shëruar 319 pacientë./21Media

Telegram ngushëllimi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19,…

Posted by Sindikata e Infermierëve të Kosovës on Thursday, February 18, 2021

 

Back to top button