Rusët po falimentojnë

Numri i qytetarëve rusë që kanë deklaruar falimentim dhe janë përballur me likuidim në gjysmën e parë të vitit 2022 është rritur me 37.8% në të njëjtën periudhë nga viti i kaluar, tregon një raport i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Rusisë.
Nga janari deri në fund të qershorit, 121 mijë e 313 qytetarë rusë aplikuan për falimentim dhe u likuiduan asetet e tyre për të shlyer borxhet, thuhet në raport. Midis tyre, numri më i madh i deklaratave të falimentimit ishte nga Moska me më shumë se 6 mijë individë, e ndjekur nga rajoni përreth kryeqytetit, me më shumë se 5 mijë e 600, transmeton rtv21.tv.
Brenda të njëjtit afat kohor, 20 mijë e 185 qytetarë rusë paraqitën kërkesë për falimentim dhe kaluan në ristrukturimin e borxhit, sipas raportit.
Numri i falimentimeve individuale në vend gati u trefishua nga 68 mijë e 980 në 2019 në 192 mijë e 833 në 2021, shtoi raporti.
“Në terma absolutë, numri i falimentimeve të qytetarëve tashmë ka arritur nivele shumë të konsiderueshme”, tha zyrtari i ministrisë Alexei Yukhnin.
Ndërkohë, Rusia është goditur me sanksione, duke përfshirë ngrirjen e aseteve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe qeveri të tjera./21Media

Back to top button