Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër nis Manifesta 14 në kryeqytet

Nesër bëhet hapja e edicionit të 14-të të Manifesta.
Programi i gjerë i këtij edicioni i Bienales Nomade Evropiane shtrihet në gjithë Prishtinën.
Përgjatë programit 100-ditor, Manifesta 14 do të paraqesë punime të artit bashkëkohor, ngjarje kulturore, zhvillime eko-urbane dhe hulumtime ndërdisiplinore në 25 hapësira në kryeqytet.
Në hapjen e madhe më 22 korrik do të mbahen fjalime dhe perfomanca muzikore live.
Të gjitha hapësirat e Manifesta 14 Prishtina do të hapen për publikun prej orës 10:00, ditën e shtunë, më datë 23 korrik dhe hyrja është falas për të gjithë.
Edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizitoi dje hapësirat në të cilat Prishtina i ka rezervuar për Manifesta 14.
“Dy ditë para hapjes zyrtare të Bienales Nomade Evropiane, Manifesta 14, bashkë me anëtarë të kabinetit dhe drejtuesit e Manifesta vizituam lokacionet ku janë bërë intervenime, hapësirat artistike që së shpejti do të hapen për publikun. Gjithçka është gati për fillimin e një prej ngjarjeve më të mëdha të kulturës në vend. Ajo që e veçon nga bienalet në shtetet tjera të botës është pjesëmarrja e lartë e artistëve vendorë, rreth 40 përqind e artistëve pjesëmarrës janë nga Kosova dhe rajoni”, ka thënë Çeku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button