Rusët u përpoqën të hakonin rrjetet NATO-s 

Hakerët rusë së fundmi u përpoqën të depërtonin në rrjetet e NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të disa vendeve të Evropës Lindore, sipas një raporti nga Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google.

Raporti nuk tregon se cilët ushtarakë ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto.

Fushatat u zhvilluan duke përdorur llogari të reja të krijuara në Gmail, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Google thotë se derisa “shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, nuk është në dijeni të ndonjë llogarie të Gmail që është komprometuar.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia dhe grupet e hakerëve të mbështetur nga Rusia përbëjnë një kërcënim. Rusia ka mohuar akuzat për rritje të sulmeve kibernetike ndaj objektivave perëndimore./21Media

Back to top button