Ukraina në një pikë kthese

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi e vendi i tij është në një “pikë kthese”.

Ai hodhi dyshime mbi pretendimet e Rusisë se po i de-përshkallëzon luftimet në vendin e tij dhe e quajti atë si pararendës të “sulmeve të reja” në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se “e ashtuquajtura tërheqje” e forcave ruse larg Kievit është “pasojë e punës së mbrojtësve tanë”.

“Ne nuk i besojmë askujt. Asnjë fjalë të vetme të bukur. Ka një situatë reale në fushën e betejës dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk do të japim asgjë.”, tha ai, shkruan BBC.

Zelensky tha se ndërsa bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë janë duke vazhduar, tani për tani “këto janë vetëm fjalë, ende nuk ka specifika”.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka të drejtë të kërkojë armë nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë avionët dhe artilerinë./21Media

Back to top button