Rusia dënon akuzat e SHBA-së për shthurje
Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, se presidenti rus, Vladimir Putin ka vepruar me “shthurim” në pushtimin e tij në Ukrainë.
Dje, Kirby u bë dukshëm emocional teksa pyeti se si dikush mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia.
Por në një postim në mediat sociale, Antonov e përshkroi deklaratën e Kirby si “fyese dhe të papranueshme”.
“Është bërë një normë këtu që zyrtarët e administratës i bazojnë gjykimet e tyre në gënjeshtrat e pista të autoriteteve ukrainase”, tha Antonov.
Ambasadori rus shtoi se SHBA nuk dëshiron që armiqësitë në Ukrainë të përfundojnë.
“Ajo që ka rëndësi për John Kirby dhe kolegët e tij është që kompleksi ushtarak-industrial amerikan të marrë të ardhura shtesë duke hequr qafe armët e vjetruara nga magazinat e tyre”.
Ai përfundoi duke thënë se Kirby ka humbur dinjitetin e një oficeri amerikan./21Media