Kosova siguron medaljen e dytë në Evropianin “Bulgaria 2022”, Fazliu në finale
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur t’i sigurojë Kosovës medalje në Kampionatin Evropian ”Bulgaria 2022”.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu gjendet në finale të këtij Evropiani, ku aty do të përballet me xhudisten britaneze Gemma Howell.
Në garën deri në finale, në raundin e parë Fazliu e mposhti xhudisten nga Izraeli Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore kundër britanezes Lucy Renshall.
Në raundin e tretë, Fazliu e mposhti xhudisten nga Çekia, Renata Zachova, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër spanjolles Cristina Perez Cabana.
Tani, në luftën për medalje të artë Laura Fazliu do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Gemma Howell./21Media