Rusia dënon ndaj ambasadorit rus në Poloni

Ministria e Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dënuar sulmin e protestuesve në Poloni të cilët hodhën lëng të kuq mbi ambasadorin rus atje.
“Neo-nazistët kanë treguar edhe një herë fytyrën e tyre – dhe është e përgjakshme”, u shpreh Zakharova.
Rusia ka shënuar sot fitoren e saj ndaj Gjermanisë në vitin 1945 – dhe përsërit pretendimet e saj se po vepron për të spastruar Ukrainën e sotme nga nazistët gjithashtu.
Sulmi ndodhi ndërsa Sergei Andreyev dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës ruse shkuan për të vendosur kurora me lule në një varrezë në Varshavë. Ishte një akt kujtimi për ushtarët sovjetikë të vrarë duke luftuar Gjermaninë naziste në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Protestuesit i thanë mediave lokale se boja e kuqe përfaqësonte gjakun e ukrainasve të derdhur nga ushtarët rusë në pushtimin aktual./21Media

Back to top button