Macron: Ndoshta Ukrainës do t’i duhen dekada për anëtarësim në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ndoshta do të duhen “disa dekada” që Ukraina të konfirmohet si anëtare e Bashkimit Evropian.
Por ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të “luftës” dhe “guximit”.
Macron gjithashtu i tha Parlamentit Evropian në Strasburg se shpreson që BE-ja “me shpejtësi” të ecë përpara në pranimin e Ukrainës.
Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE./21Media

Back to top button