Rusia djeg gazin teksa faturat e energjisë në Evropë janë në rritje

Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror, ndërsa kostot e energjisë në Evropë rriten në qiell.
Kompania kërkimore “Rysad Energy” thotë se uzina, pranë kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë.
Ekspertët thonë se gazi do të ishte eksportuar më parë në Gjermani.
Ambasadori i Gjermanisë në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, i tha BBC-së se Rusia po djge gazin sepse nuk mund ta shiste diku tjetër.
Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon djega, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut, përcjell rtv21.tv
Analiza e Rstad Energy tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen nga flakët çdo ditë. Flakët vijnë nga një fabrikë e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut.
Shenjat e para se diçka ishte e gabuar erdhën nga qytetarët finlandezë mbi kufirin pranë, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere.
Portovaya ndodhet afër një stacioni kompresori në fillim të gazsjellësit Nord Stream 1, i cili transporton gaz në Gjermani./21Media

Back to top button