Rusia do t’i japë fund operacionit në Ukrainë kur të ndalen kërcënimet e NATO-s, tha zyrtari i Moskës
Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, tha Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës, shkruan BBC.
Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e tij do të arrihen”./21Media