Rusia fajëson Ukrainën për shkatërrimin e digës
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ka konsideruar si sulm terrorist nga Ukraina shkatërrimin e digës masive të martën në Dnieper.
Shoigu pretendoi se Ukraina hodhi në erë digën “për të lehtësuar rishpërndarjen e njësive nga Khersoni në zonën sulmuese”.
Ai ka thënë se Ukraina kishte filluar të ndërtonte pozicione mbrojtëse në bregun e djathtë të lumit Dnieper dhe se Rusia kishte zmbrapsur një ofensivë ukrainase në tre ditët e fundit.
Ai tha se Ukraina u përpoq të përparonte në shtatë drejtime të veçanta më 5 qershor, por forcat ruse i ndaluan.
71 ushtarë rusë janë vrarë gjatë sulmeve të fundit në Ukrainë, sipas Shoigut.
Perëndimi dhe Ukraina e kanë fajësuar Rusinë për shkatërrimin e digës, e cila mund të konsiderohet si krim lufte. Faktet gjithashtu tregojnë se trupat ruse shkatërruan digën masive./21Media