Zjarr në një fermë të dredhëzave në Gjermani, 10 të lënduar

Të paktën 10 persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një fermë të dredhëzave në Gjermani.
Rasti ka ndodhur në “Fshatin e dredhëzave Karl” në Berlin.
Nëntë persona janë dërguar në spital, për shkak të vështirësive me frymëmarrje për shkak të tymit, ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës, raporton “bild”.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, derisa nga mediat gjermane raportohet se në momentin e zjarrit, “Fshati i dredhëzave”, ishte e mbushur me vizitorë.
Mediat gjermane theksojnë se ky vend është goxha i frekuentuar dhe popullor për familjet.
Ky fshat ofron një sërë aktivitetesh dhe pret më shumë se një milion vizitorë në vit./21Media