Rusia hap një çështje penale kundër Metës pas raportimeve mbi gjuhën e urrejtjes

Komiteti Hetimor i Rusisë ka hapur një çështje penale kundër Metës, duke akuzuar punonjësit e kompanisë për thirrje të paligjshme për vrasje dhe dhunë ndaj shtetasve rusë, sipas një deklarate të botuar të premten.

”Në Departamentin Kryesor të Hetimit të Komitetit Hetimor Rus ka nisur një çështje penale në lidhje me thirrjet e paligjshme për vrasje dhe dhunë ndaj shtetasve të Federatës Ruse nga punonjës të kompanisë amerikane Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram”, thuhet në deklaratë.

Komiteti Hetimor i Rusisë citoi vendimin e Metës për të hequr përkohësisht ndalimin e platformave të tij për nxitjen e dhunës ndaj ushtrisë ruse.

“Këto veprime përmbajnë shenja të krimeve sipas neneve 280 dhe 205.1 të Kodit Penal të Federatës Ruse – thirrje publike për aktivitete ekstremiste; ndihmë për aktivitetet terroriste”, thuhet në deklaratën e komitetit./21Media

Back to top button