Rusia i kërkon SHBA-së të mos dërgojë armë në Ukrainë

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë, njoftoi ambasadori i Moskës në Uashington.
“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike”, citohet të ketë thënë Anatoly Antonov për kanalin televiziv Rossiya 24.
Antonov tha se një notë zyrtare diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit duke shprehur shqetësimet e Rusisë, përcjell rtv21.tv
Në takimin në Kiev të dielën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën mbështetjen për Ukrainën dhe premtuan më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës./21Media

Back to top button