I riu nga Shkupi dhe një fëmijë kapen duke vjedhur në qendër të qytetit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme një 20-vjeçar nga Shkupi dhe një fëmijë janë kapur duke kryer vjedhje në një “objekt në qendër të Shkupit.
“Më 24.04.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendër kanë arrestuar Sh.Lj.(20) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi. Ata janë kapur duke kryer “vjedhje të rëndë” në një objekt të personit juridik në rrugën “Maqedonia” Sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB në Maqedoninë e Veriut.
Personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 236 të Kodit Penal./TV21

Back to top button