Rusia ka filluar të sulmojë fabrikën e çelikut, tha zyrtari pro-rus

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia po sulmojnë zonën ku janë strehuar mbrojtësit e fundit ukrainas të Mariupol-it – uzina Azovstal, sipas një zyrtari pro-Moskës.

Eduard Basurin, i cili përfaqëson Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, tha se trupat sulmuese po ndihmohen nga avionët dhe artileria ruse.

Qyteti strategjik portual jugor është rrethuar nga trupat ruse që nga fillimi i marsit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Forcat ruse po bombardojnë fuqishëm zonën, si dhe po bombardojnë zonat e banuara në një pjesë tjetër të qytetit, tha një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit.

Një mijë civilë janë gjithashtu në uzinën Azovstal, thanë zyrtarët lokalë, të cilët janë strehuar në bunkerë dhe tunele në atë vend.

Basurin i mohoi këto raporte.

Moska tha se shumica e qytetit është nën kontrollin rus.

Rusia u bëri thirrje ushtarëve ukrainas që mbrojnë qytetin të dorëzohen dhe më herët sot dha një ultimatum të ri për ta bërë këtë./21Media

Back to top button