Shkatërrohet laboratori i kultivimit të substancave narkotike

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është shkatërruar laboratori i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.
Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.
“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla./21Media

Back to top button