“Rusia kryesisht ka ngecur, por fuqia luftarake mbetet”

Forcat ruse “mbeten kryesisht të bllokuara në të gjithë Ukrainën, por kanë rreth 90% të “fuqisë së tyre luftarake të mbledhur ende në dispozicion”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Në një deklaratë, zyrtari u shpreh se forcat ruse nuk kanë bërë “përparime të rëndësishme” drejt Kievit në veri apo veriperëndim dhe nuk ka “asnjë lëvizje të forcave ruse” në lindje të kryeqytetit.

“Ne vazhdojmë të shohim bombardime të forta atje. Ukrainasit po mbrojnë qytetin”.

Më shumë se 1080 raketa ruse janë lëshuar që nga fillimi i luftës, shtoi zyrtari amerikan, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Deklarata tregoi se raportet për sulmet me raketa në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Lviv “duken të jenë të sakta” – por shkalla e ndonjë dëmi nuk dihet./21Media

Back to top button