“Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”

Ambasadori rus në Britani, Andrei Kelin tha se nuk beson që vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Kelin për BBC deklaroi se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.
Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.
“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual,” shtoi ai.
Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim./21Media

Back to top button