Rusia përfundon formimin e ‘grupit agresiv’

Forcat e armatosura ruse po kompletojnë formimin e një grupi agresiv në Zonën e Operacionit Lindor, kanë thënë forcat e armatosura të Ukrainës në përditësimin e tyre të përditshëm.
Trupat ruse, sipas tyre, kanë vazhduar bllokadën e pjesshme të Kharkiv. Në Donetsk, granatimet kanë vazhduar në vendbanimet Siversk dhe Pokrovsk.
Po ashtu kanë thënë se përpjekjet e Rusisë për të sulmuar Novotoshkivsk, Popasna në Luhansk dhe Avdiyivka dhe Maryinka në Donetsk ishin të pasuksesshme.
Trupat ruse, sipas tyre, janë ende duke u përpjekur të hyjnë në kufijtë administrativë të Kherson./21Media

Back to top button