Dita e tetë e grevës në arsim! SAShK-u kërkon paga më të larta, fëmijët nuk vijojnë mësimin

Punonjësit e arsimit sot hyjnë në ditën e tetë të grevës, përcjell TV21. Nxënësit mbesin jashtë shkollave. Gjatë ditës së djeshme Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë refuzoi propozimin e Qeverisë për rritje të pagës për 10 për qind. Nga SASHK-u gjatë ditës së djeshme thanë se janë të gatshëm dhe presin ftesë nga Qeveria për të vazhduar bisedimet.
“Këshilli i SASHK-ut diskutoi sot, ndërsa në bazë të qëndrimit të mbi 500 organizatave sindikale të këtyre veprimtarive që janë pjesë e SASHK-ut, përkatësisht, mbi 95% janë shprehur kundër ofertës së dhënë verbale”, tha dje Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut./TV21

Back to top button