Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia planifikon të rrethojë qytetin e Dnipro

Rusia po shton ndikim e saj për të rrethuar qytetin e Dnipros në Ukrainën qendrore.

Kështu ka bërë të ditur sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Komanda e forcave pushtuese ruse po e zhvendos fokusin e saj në Jug, duke u përpjekur t’i privojë Ukrainës hyrjen në Detet e Zi dhe Azov, të cilat do të krijojnë kushte për shtypjen ekonomike të Rezistencës së Ukrainës”, thuhet në postimin nga Danilov.

Ky i fundit ka theksuar se armiku nuk po heq dorë nga shpresat për të kapur Kievin, madje plani i tij ishte të rrethonte qytetet kryesore, të zhdukte Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të krijonte një situatë katastrofe humanitare për civilët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button