“Rusia po forcohet sërish, është shndërruar në kundërshtare”

Komandanti i NATO-s tërheq vërejtjen

Komandanti suprem i NATO-s dhe i forcave amerikane në Evropë, gjenerali Kërtis Skaparoti, bëri thirrje për dërgimin e më shumë automjeteve të blinduara dhe të ushtarëve në Evropë, me qëllim që Perëndimi të përballet me Rusinë, e cila sipas tij po ngritët.

Duke folur para senatit amerikan, Skaparoti akuzoi Rusinë se paraqet një kërcënim si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë globale, duke theksuar me këtë rast se në lindje po ngritët Rusia, e cila nga një aleate është shndërruar në kundërshtare të Perëndimit, që po synon të rrënojë rregullin botëror, të kryesuar nga Perëndimi, shkruan rtv21.tv

Siç deklaroi ai, NATO po ndryshon planet e veta, qëndrimet dhe gatishmërinë, me qëllim që të mbetet e aftë që të luftoi kërcënimet, me të cilat po përballet.

Ushtria amerikane mban të stacionuara në mënyrë të përhershme në Evropë dy brigada me dhjetë mijë ushtarë. Krahas tyre, në shtetet tjera evropiane aktualisht janë të stacionuar 50 mijë ushtarë tjerë amerikanë.

Megjithatë, Skaparoti u shpreh se në Evropë ka nevojë për më shumë forca amerikane, të pajisura më me shumë armatim dhe automjete luftarake./21Media

Back to top button