“Rusia po intensifikon operacionet në Donbas”

Rusia po rrit intensitetin e operacioneve të saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, informoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës.
Forcat ruse po kërkojnë të rrethojnë Severodonetsk-in, Lyschansk-in dhe Rubizhne-s, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila shtoi se ka pasur rezistencë të fortë ukrainase me forcat që kanë zënë pozicione mbrojtëse të gërmuara mirë.
“Rusia, megjithatë, ka arritur disa suksese të lokalizuara, pjesërisht për shkak të përqendrimit të njësive të artilerisë”, shtoi ajo.
Marrja e Severodonetsk-ut nga Rusia do të bënte që i gjithë rajoni i Luhansk-ut të vihej nën pushtimin rus, sipas ministrisë, shkruan BBC./21Media

Back to top button