Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia po lëviz për të përforcuar pozicionet në Ukrainën lindore

Disa trupa ruse që u tërhoqën në Bjellorusi nga rajoni i Kievit po lëvizin në lindje drejt Donbasit të Ukrainës, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Zyrtari tha se SHBA-ja ka parë indikacione se Rusia po rifurnizon dhe përforcon trupat në Donbas dhe në veriperëndim të Donetsk, përcjell rtv21.tv
SHBA-ja nuk beson se këto lëvizje sinjalizojnë fillimin e një ofensive të re ruse në rajonin e Donbasit, shton zyrtari.
Për më tepër, zyrtari thotë, në kundërshtim me pretendimet ruse, se SHBA-ja deri më tani nuk ka parë asnjë provë që Rusia ka shkatërruar një sistem të mbrojtjes raketore S-300, raporton BBC
Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes pretendoi se një S-300 i dhuruar Ukrainës nga një vend evropian i paidentifikuar u godit gjatë një sulmi në aeroportin e Dnipros./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button