Vajzat që e fituan çmimin ”Ditët e shqipes” me poezitë kushtuar heronjve

Për nder të Betejës së Kosharës është organizuar edhe një garë me poezi.
Fituesit kanë pasur mundësi të fitojnë vendin e dytë dhe të tretë, pasi që vend të parë nuk ka pasur.
Fitueset e këtyre dy vendeve si dhe të çmimit ”Ditët e shqipes”, Erblina Krasniqi dhe Flutura Hyseni kanë qenë sot të ftuara në ”Bon Bon”, teksa kanë treguar për ndjesinë e fitimit të këtij çmimi.

Krasniqi dhe Hyseni kanë treguar se pjesëmarrja në një garë të tillë u bë me qëllim që të kuptohet se ende ka njerëz madje të rinjë, që i kujtojnë e i nderojnë heronjtë e Kosovës./21Media

Back to top button