Rusia sulmon Kievin me dronë, rrëzohen 13 prej tyre

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të 13-të dronët e përdorur për të goditur Kievin të mërkurën, ndërsa Moska filloi një breshëri sulmesh në kryeqytet.
“Këtë mëngjes terroristët filluan me 13 Shahed… Të 13 u qëlluan nga mbrojtja jonë ajrore ukrainase. Të lumtë. Jam krenar. Të dashur qytetarë, falenderojmë mbrojtjen ajrore dhe mos harroni për sirenat”, tha Zelensky.
Sulmet kishin për qëllim infrastrukturën kritike të rajonit dhe kryeqytetit, sipas Oleksii Kuleba, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit.
Rusia ka shënjestruar objektet e energjisë anembanë Ukrainës muajt e fundit, duke përdorur raketa dhe mjete ajrore pa pilot (UAV), ose drone, në një përpjekje për të zhdukur infrastrukturën energjetike të vendit në mes të një sezoni rraskapitës dimri./21Media

Show More
Back to top button