Rusia tërheq trupat nga ishulli i gjarpërinjve

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se i ka tërhequr forcat e saj nga ishulli i gjarpërinjve, i cili ishte në fokus në ditët e para të luftës, kur një grup i vogël ushtares ukrainas që mbronin ishullin u dëgjuan në regjistrimet audio duke i thënë një luftanije ruse të shkonte në ferr, shkruan BBC.
Moska thotë se tërheqja e saj është një “gjest vullneti i mirë”.

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar gjithashtu se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli i gjarpërinjve, një post strategjik në Detin e Zi.

Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andriy Yermak, tha: “Nuk ka më trupa ruse në ishullin e gjarpërinjve”.

“Forcat tona të armatosura bënë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Back to top button