Rusia thotë se ka ndihmuar në evakuimin e civilëve

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat ruse kanë ndihmuar në evakuimin e mijëra civilëve të bllokuar në luftimet në Ukrainë, në pjesët perëndimore të vendit në 24 orët e fundit.
Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, tha se më shumë se 36,000 u evakuuan falë masave të pashembullta të sigurisë të marra nga Forcat e Armatosura Ruse, raporton BBC
Ai shtoi se një evakuim i qytetarëve ukrainas në Rusi ishte gjithashtu në vazhdim.
Zyrtari përsëriti pretendimet se forcat ukrainase po pengonin përpjekjet e evakuimit, përcjell rtv21.tv
Pothuajse tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB).
OKB thotë se ka rreth 1.85 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës./21Media

Back to top button