Rusia thotë se ka rrëzuar tre avionë luftarakë ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar tre avionë luftarakë ukrainas në rajonin e Mykolaiv, së bashku me shtatë raketa Himars në rajonin fqinj Kherson.
Ajo gjithashtu pretendon se ka shkatërruar një sistem anti-ajror Gepard të furnizuar nga Gjermania që përdorej nga forcat ukrainase në Mykolaiv, përcjell rtv21.tv
Raketat e shumta Himars të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërritën në Ukrainë në fund të qershorit. Ai është shumë më i saktë se sistemet ekuivalente të Rusisë dhe janë vlerësuar me sulme thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia./21Media

Back to top button