Vreshtarët me thirrje që “Ballkani i Hapur” të shfrytëzohet për eksport

“Nuk na duhen subvencione, por një çmim real i rrushit, i cili nuk do të jetë më i ulët se çmimi prodhues”, thonë vreshtarët. Për 25 vjet rrushi i tipit “Smederevka” blihet për 10 denarë, kurse “Vraneci” për 12. Sivjet çmimi prodhues është 16 dhe 18 denarë për një kilogram rrush, pa përfshirë fuqinë punëtore.
“Çmimet e naftës, preparateve, plehrave, u rritën. Nafta u rrit shumë, kështu që çmimi i prodhimit të rrushit këtë vit është shumë më i lartë në krahasim me vitet e kaluara. Nuk duam as të mendojmë për çmimet që ishin deri vitin e kaluar“, deklaroi Jovan Zllatevski, kryetar i Lidhjes së Vreshtarëve.

Zllatevski kërkon që kantinat e verës mos t’i manipulojnë vreshtarët dhe të udhëhiqen nga çmimi prodhues i rrushit nga të mbjellat e tyre. Ata kërkojnë një çmim prodhues plus 25% përfitim minimal, i cili është i nevojshëm për të mbijetuar, sepse për momentin punojnë me humbje.
Këtë vit vetëm në Kavadar ka 650 kërkesa më pak për subvencione, që do të thotë se vreshtarët i shkulin vreshtat e tyre. Nëse vitin e kaluar janë prodhuar 118 milionë kilogram rrush e këtë vit do të ketë 20 milionë më pak. Por, kështu nuk është në Kroaci, e cila pasi u bë vend-kandidat për anëtarësim në BE i zgjeroi vreshtat e saj. Thanë se është e ndershme të gjithë aktorët të kenë marrëdhënie partneriteti, edhe vreshtarët, edhe kantinat e verës, edhe Ministria e Bujqësisë, a jo veraritë ta marrin rrushin nga vreshtarët pa çmim. Shteti në nivel vjetor merr 600.000 euro nga tatimi personal vetëm nga kultivuesit e rrushit.
“Duhet shfrytëzuar momenti me “Ballkanin e Hapur”. Kam folur me administratën doganore, ka mundësi që kamionët që do të ngarkohen me rrush të mos presin në kufi, por të kalojnë menjëherë. Ka një sistem të ri ku deklarata doganore lexohet me barkod-lexues dhe është në të gjitha vendkalimet në Maqedoni”, tha Jovan Zllatevski, kryetar i Lidhjes së Vreshtarëve.
Thanë se mungon një strategji afatgjatë nga Qeveria që të mos ketë tepricë të rrushit. Por, vreshtarët mundohen t’ia dalin disi vetë dhe thanë se janë duke negociuar me bodrumet vere nga Shqipëria që nga viti i ardhshëm të lidhin kontrata për eksport, ku do të bëhej fermentimi i parë, e pastaj vera do të dërgohej në Itali ku do të paketohej në shishe. Çmimi blerës i rrushit në Shqipëri do të jetë 50 centë, në Kroaci 72, kurse në Serbi 57 centë. Nga Ministria e Bujqësisë ende nuk ka përgjigje – nëse do t’u ofrojnë ndihmë vreshtarëve, raporton TV21./21Media

Back to top button