Rusia thotë se marrëveshja e grurit nuk përjashton sulmet ndaj objektivave ushtarake

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se sulmet e Moskës në portin e Odesës nuk kanë thyer asnjë nga marrëveshjet për të cilat ka rënë dakord për eksportin e grurit ukrainas.
“Nëse flasim për episodin që ndodhi në Odesa, nuk ka asgjë në detyrimet që ka marrë Rusia – përfshirë në kuadrin e marrëveshjeve të nënshkruara më 22 korrik në Stamboll – që do të na ndalonin të vazhdojmë operacionin special ushtarak, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe objektiva të tjera ushtarake”, u tha Lavrov gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Kongo.
Lavrov vazhdoi të përsëriste pretendimet e Moskës se goditi vetëm objektiva ushtarake, transmeton rtv21.tv.
Ministri i Jashtëm rus po viziton disa vende afrikane për të kërkuar mbështetje për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Kombet afrikane kanë qenë më të prekurat nga kufizimet në eksportet e drithit ukrainas./21Media

Back to top button