Ukraina shpreson se të paktën një port do të rifillojë eksportin e grurit këtë javë

Ministri ukrainas i Politikës Agrare, Roman Leshchenko tha se ai shpreson se kolona e parë do të largohet nga porti i Chornomorsk këtë javë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje të premten që do të lejonte rifillimin e eksporteve jetike të drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi.
Brenda dy javëve të ardhshme, tre porte të Ukrainës, përfshirë Odesën, do të jenë gati për të eksportuar grurë, shtoi Leshchenko. Ai tha se marrëveshja me Rusinë përfshinte edhe importin dhe eksportin e plehrave, të cilat janë vendimtare për të korrat e ardhshme, transmeton rtv21.tv.
Ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha të hënën se ai pret që marrëveshja e rënë dakord nga Ukraina dhe Rusia, e cila do të lejonte, do të ishte gati të nisë këtë javë.
Një Qendër Koordinimi është duke u ngritur në Turqi, për të mbikëqyrur karvanët detarë, tha ai, duke shtuar se përfaqësues nga vendet e përfshira janë “tashmë” në Stamboll dhe qendra duhet të jetë gati për të funksionuar “deri të mërkurën”.
Nuk ka asnjë kufizim në vëllimin e eksporteve të grurit sipas marrëveshjes, sipas Kubrakov, i cili nënshkroi marrëveshjen.
Duke nënvizuar rëndësinë dhe nevojën urgjente për këto eksporte, Kubrakov tha: “Është e qartë se situata është e rëndë dhe është thelbësore që ne të marrim valutë të fortë nga eksportet tona”.
Eksportet duhet të nënkuptojnë “të paktën 1 miliard dollarë të ardhura mujore nga eksporti” për Ukrainën, vuri në dukje ai.
“Ne do të humbasim shumë” nëse mbjellja për të korrat e vitit të ardhshëm nuk shkon siç është planifikuar, shtoi ai. “Është një çështje mbijetese.”
Të gjithë karvanët detarë do të shoqërohen nga anijet ukrainase, shpjegoi ai./21Media

Back to top button