Rusia thotë se nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë ‘për momentin’

Rusia nuk po planifikon të dërgojë trupa në Ukrainën lindore “për momentin”, por do ta bëjë këtë në rast të një “kërcënimi”, sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme.

Kjo vjen pasi parlamenti i Moskës ratifikoi marrëveshjet e bashkëpunimit me republikat separatiste të Ukrainës.

Zëvendësministri i Jashtëm, Andrei Rudenko i tha agjencisë së lajmeve AFP se traktatet përfshijnë sigurimin e “ndihmës ushtarake”, por shtoi se “spekulimet” mbi dislokimet e trupave duhet të shmangen, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Për momentin, askush nuk ka në plan të dërgojë asgjë askund. Nëse ka një kërcënim, atëherë ne do të ofrojmë ndihmë në përputhje me traktatet e ratifikuara.”/21Media

Back to top button