Rusia tregon se ku janë dërguar më shumë se 900 luftëtarë ukrainas

Më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia, ka thënë Moska.
Ukraina urdhëroi trupat atje të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, pasi ajo përpiqet të shpëtojë jetën e tyre. Furnizimet me ushqim dhe ujë thuhet se kanë qenë të pakta në fabrikë për disa javë, përcjell rtv21.tv
Një zëdhënëse e Ministrisë së Mashtme ruse, Maria Zakharova, tha të mërkurën se 959 persona të shërbimit ukrainas janë dorëzuar që nga e marta. Prej tyre, 51 po trajtoheshin për lëndimet e tyre dhe pjesa tjetër ishte dërguar në një ish-koloni burgu në qytetin Olenivka në një zonë të kontrolluar nga Rusia të rajonit të Donetsk.
Ministria e Mbrojtjes në Kiev tha se shpresonte për një “procedurë shkëmbimi për të riatdhesuar sa më shpejt që të jetë e mundur këta heronj ukrainas”, sipas AFP.
Fati i tyre mbetet i paqartë, me zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov që refuzon të thotë nëse ata do të trajtohen si kriminelë apo robër lufte.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u zotua të bëjë çdo gjë të nevojshme për të shpëtuar ata që janë ende në rrjetin e përhapur të tuneleve dhe bunkerëve nën fabrikën e çelikut, por pranoi se nuk kishte asnjë opsion ushtarak në dispozicion./21Media

Back to top button